E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atleti iranian refuzon ti japë dorën Dukeshës, Kate Middleton

Kate gjate momentit te dhenies se medaljeve

Një atlet iranian ka refuzuar ti japë dorën Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton ndërsa u nderua me medaljen e argjendtë në hedhjen e diskut.

Dukesha u prit ngrohtë në podiumin e medaljeve në Lojrat Paraolimpike që po mbahen në Britaninë e Madhe, nga fituesi i medaljes së arit, britaniku Aled Davis dhe fituesi i medaljes së bronxtë, kinezi, Lezheng Wang.

Por, kur i erdhi rradha Mehrdad Karam Zadehs, 40 vjeç, refuzoi të shtrëngonte duart me Dukeshën, por e përshëndeti atë me përulje dhe shtrëngim të duarve në gjoksin e tij.

Sipas Daily Mail, vendimi për të mos shtrënguar dorën me Dukeshën ka të ngjarë të jetë pjesë e kulturës iraniane, që nuk i lejon burrat të kenë kontakt fizik me gra në publik.

Po sipas Daily Mail, Kate Middleton duket se ka qenë e informuar për situatën, pasi edhe ajo nuk e zgjati dorën drejt atletit iranian.

Delegacioni iranian në Londër nuk e ka komentuar incidentin, por sipas Daily Telegraph ata u kanë thënë organizatorëve të lojrave se nuk kemi të bëjmë me një qëndrim politik.

Kate 1 Kate 2 Kate 3 Kate gjate momentit te dhenies se medaljeve

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›