E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenomeni Laetitia Casta

Gazeta Shqip

Ka tre fëmijë, është një super modele, ka interpretuar role dramatike dhe brilante, bën kinema dhe teatër, është Marianne, imazhi i Francës dhe Urdhri i kavalierit i artit dhe i letërsisë franceze, po ashtu anëtare e jurisë në festivalin filmit në Venecia. Laetitia Casta i ka të gjitha.

Gruaja që i bën ende meshkujt të ëndërrojnë

Familja - Flitet për krizë martesore, për një divorc të mundshëm, por për një nga femrat më të bukura në botë këto janë thjesht gjepura: martesa e saj është e lumtur, ndërsa familja për tu adhuruar

Imazhi - Sot gratë nuk arrijnë ta ndërtojnë veten duke u bazuar në një imazh femëror real. 20-vjeçaret që shohim nëpër reklama janë të gjitha të ribëra. Si në foto të punuara me Photoshop, si në të vërtetë

Profesionet - Kam interpretuar në më shumë se 20 filma dhe kam zbritur në pasarelë me qindra mijëra herë përkrah emrave më të mëdhenj të kësaj fushe. Jam e mendimit se një modele e zonja dhe një aktore e mirë transmetojë emocione të mëdha

Koha e lirë - Më pëlqen shumë të gatuaj, të kujdesem për fëmijët dhe shtëpinë. Dua të bëj vetë gjithçka që ka lidhje me ta. Dua ti shoh në çdo moment, teksa rriten me përkujdesjen time. Pastaj, kur nuk udhëtoj për punë, na pëlqen që pasditeve të dalim të gjithë së bashku

Ishte vetëm 15 vjeç kur fitoi një konkurs bukurie dhe u zgjodh menjëherë nga disa fotografë si fotomodele. Më pas do të ishte stilisti Jean Paul Gaultier që do ta nxirrte në pasarelë dhe do ta promovonte si topmodele. Sot edhe pse ka hequr dorë nga pasarelat, nëna e tre fëmijëve, vazhdon ende të jetë fotomodele, dhe pjesë e kopertinave më të mëdha të revistave apo imazhi i firmave më të mëdha në botën e modës.

Cila është një nga gjërat më irrituese që mund ti ndodhin Laetitia Casta-s? Nëse mendoni se janë thashethemet në lidhje me format e saj trupore, që shkruhen andej-këndej për të në shtypin rozë e keni shumë gabim. Janë të tjera gjëra që e shqetësojnë në këto momente, si ato që thonë dhe shkruhen në lidhje me fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Flitet për krizë martesore, për një divorc të mundshëm, por për një nga femrat më të bukura në botë këto janë thjesht gjepura: martesa e saj është e lumtur, ndërsa familja për tu adhuruar. Nënë e dy fëmijëve, Laetitia vazhdon të jetë jashtëzakonisht e bukur, edhe pse e palyer dhe e veshur thjesht, me xhinse, sandale me pak takë dhe një xhaketë me vija. Sot gratë nuk arrijnë ta ndërtojnë veten duke u bazuar në një imazh femëror real. 20-vjeçaret që shohim nëpër reklama janë të gjitha të ribëra. Si në foto të punuara me Photoshop, si në të vërtetë. Ato nuk janë reale, janë thjesht fantazma dhe mbi to kanë projektuar jetën e tyre. Ky është perfeksion i shëmtuar dhe unë trishtohem kur e shoh këtë.

Laetitia Casta Laetitia Casta Laetitia Casta Laetitia Casta

Laetitia tregon se pesha nuk i ka interesuar kurrë: ndonjëherë jemi më të dobët, ndonjëherë më të shëndoshë. Për të këto nuk janë gjëra të rëndësishme. Unë ha kur më hahet, bëj gjimnastikë kur dua dhe e ndiej veten shumë mirë kështu. Kur një grua më flet për bukurinë, i them gjithmonë: Të lutem flasim për diçka tjetër më të vërtetë. Unë nuk jam një grua imazh, jam e vërtetë. E në fakt, gjenetikisht kromozomet e saj janë një përzierje e këndshme mes Veriut dhe Jugut. Kur e pyet se kujt nga prindërit i ka ngjarë që është kaq e bukur, përgjigjet:Edhe pse kam lindur në Normandi, toka e nënës sime, më tepër kam ngjarë nga babai. Kam edhe një stërgjyshe italiane, që erdhi në Korsikë nga Toskana, në përkim të një pune. Megjithatë nuk jam aspak parisiane. Me prindërit dhe vëllezërit jemi një familje e bashkuar dhe mesdhetare. Ka pasion, diskutojmë, nuk jemi tipa të ftohtë. E pra, është normale që jam martuar me një italian. Nga imazhet e realizuara nga Mario Testino, për reklamën e re të parfumit D&G Casta shfaqet tepër joshëse e veshur me një bust të zi, që i nxjerr në pah format e buta dhe dekoltenë mbresëlënëse. Lëkura e nxirë nga dielli, flokët e mbledhur dhe një tualet të lehtë në sy dhe buzë, Casta shfaqet shumë natyrale, por që transmeton imazhin e një gruaje të fortë dhe sensuale. Casta, që po kalon një moment shumë pozitiv në pikëpamjen profesionale, do të jetë një nga anëtarët e jurisë së Festivalit të Venecias, që nisi më 29 gusht.

Stefano Açorsi, babai i tre fëmijëve të tu. Çfarë ju ka mësuar për Italinë?

Së bashku mësuam italishten: për një grua dashuria është metoda e parë për të mësuar. Stefano më bëri të njihesha edhe me këngët e Mina-s dhe të Lucio Battisti-it, po ashtu dhe kinemanë. Me pak fjalë jam kokë e këmbë e dashuruar me Italinë. Shkojmë shumë shpesh aty me fëmijët. Kam parë shumë vende të bukura, si: Toskanën, Pulian dhe Romën. Kur arrij, ndihem e çlodhur. Sapo ngre kokën, sheh një monument: kjo është e jashtëzakonshme. Më pëlqen ngrohtësia e njerëzve, kultura teatrale, këngët lirike, Karavaxho, piktura. Komedia dhe arti.

Jeni imazhi i ri i një parfumi të Dolce&Gabbana-s…

E vërtetë dhe jam shumë e lumtur për këtë. Në fotot për

Pour Femme të Dolce&Gabbana-s nuk u sforcova aspak. Thjesht nxora në pah shpirtin tim mesdhetar. Këtë më kishin kërkuar edhe dy stilistët e mëdhenj, të cilët i kam edhe miq të mirë në jetë.

Le të kthehemi tek Franca, për kë votuat në zgjedhjet presidenciale?

Votova për Hollande, ishte i preferuari im në krahasim me Sarkozy-në. Mendova se ishte njeriu i duhur për Francën. Po ashtu, mendoj se shoqja e tij, Valérie Trierëeiler, do të bëjë më shumë politikë se sa Carla Bruni.
Pra jeni e majtë?

Po nëse doni të më përkufizoni kështu. Pikërisht aty e gjej veten dhe bindjet e mia.

Çfarë është e rëndësishme në punën si modele?

Drita. Fakti që të dish të punosh me dritën. Kërkoj gjithmonë atë të duhurën. 
Po në atë të aktores?
Unë bëj punën më të bukur në botë. Kam interpretuar në më shumë se 20 filma dhe kam zbritur në pasarelë me qindra mijëra herë përkrah emrave më të mëdhenj të kësaj fushe. Jam e mendimit se një modele e zonja dhe një aktore e mirë transmetojë emocione të mëdha. I ndihmojnë spektatorët të gjejnë dhe të çlirojnë ndjenjat që janë mësuar ti fshehin, duke fshehur kështu edhe veten. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›