E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletico fiton Kupën e Mbretit, Rolando e Mourinho nxirren jashtë (FOTO)

festa1Jose Mourinho dhe Cristiano Ronaldo u nxorrën jashtë teksa Real Madridi humbi 2-1 me Atletico Madridin në një finale të stuhishme të Kupës së Mbretit që u luajt mbrëmë në Santiago Bernabeu.

Atletico Madridi mundi 2-1 Real Madridin pas kohëve shtesë dhe shënon në këtë mënyrë fitoren 14 vjetësh të trofeut të lakmuar në Spanjë.

Trajneri Simeone u ngrit në qiell nga lojtarët që festuan fuqishëm pas vërshëllimes së fundit të arbitrit.

Ishte Reali ai që shënoi i pari me Ronaldon, në minutën e 14-të, teksa golat për skuadrën kundërshtare  shënuan nga Diego Costa, në pjesën e parë dhe Miranda në pjesën e parë të shtesës.

Reali u shfaq i stepur dhe i nervozuar. Në pjesën e dytë, Mourinho u ndëshkua me të kuq për shkak të një proteste ndaj arbitrit të takimit, kurse në minutën e 114-të Ronaldo ndëshkohet me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të parregullt ndaj Gabi-t.

Kjo është fitorja e 10-të e këtij trofeu për Atletico-n dhe me këtë humbje për Realin kalimi i Mourinho-s tek anglezët e Chelsea-t është më pranë se kurrë.

Atletico fiton Kupën e Mbretit, Rolando e Mourinho nxirren jashtë

Atletico fiton Kupën e Mbretit, Rolando e Mourinho nxirren jashtë ◄ Back Next ► Picture 1 of 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›