E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Me PD-në thyem tabutë në 2009-ën, por sot do fitojmë me Ramën

meta-studioTiranë- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka rrëfyer në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në ‘Tonight’ marrëdhëniet e tij me PS-në, PD-në dhe atë se çfarë ofron LSI-ja nëse e majta fiton zgjedhjet e 23 qershorit.

Z. Meta keni akuzuar qeverinë shumë këto kohët e fundit. Këto ditë që kaluat në opozitë ka këto probleme qeveria?

Jo nuk është tamam kështu. Por, absolutisht që këto janë probleme reale, janë probleme konkrete dhe janë probleme në rritje. Dhe të gjitha këto, së bashku edhe me disa shqetësime të tjera, ku themelore ka qenë një çekuilibrim i balancave politike dhe një përqendrim i tepruar i pushteteve në duart e kryetarit të PD, që është dhe kryeministër. Pra, në kompleks, të gjitha këto kanë sjellë dhe pozicionin e ri të LSI. 

Cilin pushtet morri Berisha pa votën tuaj?

Lidhur me këtë pyetje, unë mund tu them se LSI që ditën që ka bërë një marrëveshje me PD, është angazhuar për të respektuar në maksimumin e mundshëm këtë marrëveshje, pa pasur asnjë paragjykim për të gjetur një sebep, apo një çështje për të prishur marrëveshjen. Dhe pa asnjë diskutim që nëse jo marrëveshje funksionoi katër vite, pavarësisht nga vështirësitë e saj të dukshme apo të padukshme, mendoj se në radhë të parë kjo është një meritë e LSI. Natyrisht që nuk mund të lë pa meritë dhe vetë z. Berisha personalisht. Por në fund të ditës mund të them që nëse LSI i bëri gjithë përpjekjet e saj për një president konsesual dhe për këtë besoj se dëshmitarë janë të gjithë ata që kanë ndjekur këto zhvillime, kur kjo ishte çështja kyç edhe përsa i takon raportit midis pushteteve në vend, edhe përsa i takon mundësive për të rritur ose pakësuar hapësirën  e bashkëpunimit midis mazhorancës dhe opozitës. Është e qartë që për arsye dhe për faktorë që nuk vareshin vetëm nga LSI, por edhe nga mënyra se si u soll lidershipi i PS, që duhet të kishin qenë sipas mendimit tim më bashkëpunuese dhe më realist,  por edhe për shkak të një përpjekje të PD për të pasur këtë institucion, si të thuash për të pasur një ndikim të sajin, solli një moment të tillë, i cili në fakt natyrisht që do të sillte më vonë edhe përfundimin normal të një marrëveshje katërvjeçare. Që do të thotë se, LSI duke votuar për presidentin i cili u propozua nga vetë PD, njëkohësisht dhe në emër të një stabiliteti të rrethanave, po tu kthehemi përpara një viti zhvillimeve, padyshim që kjo përgjegjësi që morri atëherë  shoqërohet tani dhe me një përgjegjësi tjetër më të madhe. 

A mund ta kishit kushtëzuar më shumë z. Berisha, qoftë dhe në zgjedhjen e presidentit, qoftë dhe në vendime të tjera në ato që ju i quani uzurpim të pushteteve?

Nuk është problemi i kushtëzimit. Por, në politikë gjërat nuk zhvillohen si në laborator ku mund ti kontrollosh disa procese. Gjithmonë, të gjithë ata që janë jashtë politikës kanë aftësinë dhe është shumë e lehtë të ngresh kritika, por në fund fare politika është produkt i rrethanave dhe i mundësive konkrete. Duhet të kemi parasysh që LSI ka patur një përfaqësim modest në parlament, dhe natyrisht ka pasur dhe një përgjegjësi gjithmonë për të vënë në balancë stabilitetin dhe pasojat e  mungesës së stabilitetit të vendit. 

Meqë jemi te përgjegjësitë, a mban LSI-a përgjegjësi për qeverisjen në këto katër vitet e fundit?

Patjetër që LSI i mban këto përgjegjësi, që mund të mbajë për ato pozicione dhe për atë peshë reale që ka pasur në qeverinë apo qeverisjen e vendit. Por, duhet të jemi të qartë që LSI nuk ka pasur lidershipin e qeverisë. Ka bërë përpjekjet e saj më të mira dhe më konstruktive. Dhe në këtë drejtim ne jemi të hapur për të mbajtur çdo përgjegjësi dhe përgjegjësia do lexohet të vota. 

Kur jeni të hapur keni ndonjë përgjegjësi konkrete që mund ta ndani?

Nuk e besoj. Ndoshta një defekt i marrëveshjes bërë me PD, ka qenë fakti që përgjegjësitë mund të kishin qenë më të qarta, më të ndara sipas sektorëve. Është e vërtetë që dikur LSI mund të ketë pasur ministri, është po kaq e vërtetë që Drejtori shumë të rëndësishme kanë qenë drejtuar nga përfaqësues po themi të PD, e kështu me radhë. Por, kjo nuk është një arsye për tu shmangur nga këto përgjegjësi që ne mund të marrim dhe që i kemi marrë. 

A mendoni se mund tju penalizojnë me votën e 23 qershorit?

Jo, sepse unë mendoj që qytetarët shqiptarë në radhë të parë, do ta vlerësojnë LSI-në për guximin e saj për të marrë vendime të rëndësishme, në radhë të parë në interesin e përgjithshëm të vendit. Dhe unë mendoj se koalicioni me PD-në, pas zgjedhjeve të vitit 2009 ishte një përgjegjësi, ishte një kosto, ishte thyerja e një tabuje por ishte zgjidhja e vetme për ato momente, e cila ndoshta nuk u kuptua shumë dhe nga mbështetësit tanë fillimisht, por që më pas pati një mirëkuptim sepse sidoqoftë solli një stabilitet, solli një qetësi, solli liberalizim e vizave, pavarësisht nga vështirësitë e tjera. 

Ka një ministri aktuale që ka qenë shumë direkte me sulmet apo në deklarimin e aferave korruptive nga drejtimi i LSI nga MSH, e kam fjalën për ministrin Kosova. Ju si e vlerësoni dhe si i gjykoni komentet e tij?

Unë këtë nuk e vlerësoj fare si shqetësim,  sepse e di që ai ka pasur një problem personal me ish ministrin, dhe janë të dy të një fushe, në fushën e mjekësisë kështu që nuk ja vlen të hyjmë në këto çështje. Është personale, fare banale. 

Ska të bëjë me një qëndrim të PD ndaj LSI?

Absolutisht. PD i ka të gjitha letrat aty. Ka prokurorinë, i ka gjykatat, i ka të tëra. Ne në momentin që kemi marrë një vendim politik, mendojmë se i shërbyem vendit në radhë të parë. Nuk kemi pasur asnjë shqetësim dhe nuk kemi asnjë shqetësim nga institucioni  i SHIK, i prokurorisë i të gjithëve, nuk kemi asnjë shqetësim. 

Z. Meta si është të kalosh nga qeveria në opozitë brenda natës?

Unë nuk mendoj se për një politikan me një përvojë, jo të pakët si puna ime dhe në funksione të ndryshme, kjo përbën ndonjë ngjarje të rëndësishme. Absolutisht. E rëndësishme është kudo që je të japësh kontribut pozitiv dhe ti shërbesh perspektivës kryesore që duhet të ketë vendi. Dhe besoj se fakti që ne kemi menduar dhe kemi gjykuar që me këtë vendim ne i bëjmë një shërbim pozitiv vendit veç se na bën të ndihemi më mirë. 

Si e komentoni deklaratën e z. Berisha që thotë se ju  një ditë silleni si qeveritar, një ditë si opozitar?

Kjo natyrisht që është një gjetje interesante, sepse ndërkohë gjërat janë bardh e zi, dhe të luftohet për vdekje unë mendoj që Shqipëria e ka kaluar këtë fazë, Shqipëria është në një fazë tjetër, shumë më të emancipuar të politikës dhe roli i LSI është i tillë që ti shërbejë këtë emancipimi. Gurë-gurë bëhet murë, por gurë- gurë bëhet dhe urë, dhe ne kemi qenë dhe jemi për ura bashkëpunimi. Ndoshta doktori e ka të vështirë që të kuptojë qëndrimet tona, të cilat një ditë i duken kritike, një ditë i duken si konstruktive, por ajo që dua të them unë është që nuk është kjo çështja kryesore e shqiptarëve, se çfarë thotë Meta sot e çfarë thotë Meta nesër. Problemi është që unë nuk po arrij të kuptoj kryeministrin Berisha, i cili për një kohë të gjatë është angazhuar për miratimin e tre ligjeve, dhe tani që LSI-ja dhe unë personalisht kemi propozuar një kompromis që këto tre ligje të miratohen tani pa u mbyllur ky sesion parlamentar, dhe të hyjnë në fuqi në shtator, bën sikur nuk e dëgjon këtë dhe thotë o më votoni kështu siç dua unë, ose hajde të bëjmë referendum në shtator. Kur këtu kemi të bëjmë më një çështje madhore për vendin, nuk është se kemi të bëjmë me një raport personal ose një debat të karakterit të ngushtë partiak. 

Ju thatë që mbaroi marrëveshja, ndërsa Berisha deklaroi sot se u ndërpre marrëveshja nga LSI-ja.

Nuk ka as prishje, as ndërprerje, por ka përfundim të një marrëveshje. 

Për të shkaktuar qev

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›