E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitucion me të miturën, dënohet pronari i hotelit që gjente klientët

prostitute-minorene—-Nga Arisa Liço—-

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dënuar 45-vjeçarin P.Prendi Për mbajtjen e lokaleve për prostitucion, pasi u provua se ky shtetas kishte nën administrimin e tij Hotel Blendi, të marrë me qera, në të cilin ushtrohej prostitucion. Në hotel ai kishte punësuar dy femra, njerën si kamariere dhe tjetrën si banakiere dhe kjo e fundit, e punësuar që kur ishte e mitur, ushtronte prostitucion në këto ambjente përkundrejt pagesës.

Pas vendimit të Apelit për kthimin e çështjes për rigjykim, gjykata e Tiranës me kërkesën e dy vajzave e ka veçuar çështjes e tyre nga P.Prendi, për tu hedhur më pas në short. Ndërsa në vendimin e parë të gjykatës së Tiranës, këto shtetase ishin shpallur fajtore për ushtrimit te prostitucionit”  dhe kamarierja për Moskallzim krimi.

Pasi është mbajtur për disa ditë në vezhgim moteli në fjalë nga oficeret dhe agjentët e Zyrës të Luftës Kundër Trafiqeve, rezulton se persona të ndryshëm vinin në hotel Blendi të shoqëruar me femra dhe dilnin pas rreth 15-20 min. Gjithashtu sipas raporteve të vëzhgimit të hotelit rezulton se në hotel ishin dy femra të moshave 40-45 ku njëra qëndronte si kamariere dhe tjetra qëndronte e ulur në një tavolinë, në hotel hynin kryesishtë klient meshkuj të moshave 40-60 vjec.

Organi i akuzës kishte kërkuar gjithashtu edhe dënimin e administratorit të hotelit për veprën penale të shfrytezimit te prostitucionit në rrethana rënduese  pasi banakierja që ushtronte prostitucion është e dt  19.01.1992 dhe ka qene e mitur ne kohen e kryerjes së vepres penale.

Në vendimin e dhënë më dt.16.04.2013, Gjykata nuk ka arritur ta provojë këtë vepër penale duke e liruar të pandehurin nga kjo akuzë.

Ndërsa dëshmitari B.Sh që u pretendua nga organi i akuzës se ka kryer marrëdhënie me banakieren, tha: …kam qene ulur jashte ne hotel Blendi se bashku me dy shokët e mi per te pire kafe. Aty erdhi pronari i hotel Blendi, dhe i foli ne vesh njërit. Une e pyeta se cfarë te tha ai eshte pergjigjur se ai ishte pronari i hotelit Blendi, dhe se i kishte thene ne vesh …kam nje mis nga Elbasani ne hotel, ajo merr 30 000 leke te vjetra per ty qe te njoh une 20.000 leke te vjetra…U ngrita shkova tek dera e hotelit dhe aty brenda kam pare nje vajze e ulur i thashe se sa e ke cmimin per te kryer marredhenie seksuale, ajo me tha 30000 leke, kemi rene dakort per 20.000 leke…Kam paguar dhe 500 leke per dhomen e hotelit dhe jemi ngjitur ne katin e dyte ku kemi kryer marredhenie seksuale…...

Nga dëshmitë e marra në polici, shtetasi E.P  ka thënë: U futa te pija nje kafe ne nje lokal tek ’21 Dhjetori, ishte kjo vajza te ciles nuk ja di emrin dhe e ftova te pinte nje kafe. Pimë kafe dhe ajo  kerkoj leke qe ta ndihmoja. Ajo mu afrua tek lokali me tha do me qerasesh dhe i thash po dhe i thash ulu. Ajo me kerkoi te kryeja marredhenie seksuale dhe une i thash po dhe di i jepja 10.000 leke( të vjetra). Kur na kapi policia sa u futem ne dhome. Ne ate moment erdhi policia dhe na mori te gjitheve sa ishim aty.

Për këtë aktivitet, gjykata vendosi dënimin e administratorit të hotelit 45-vjeçarin P.Prendi me me 1 vit e 6 muaj burgim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›