E Martë, 3 Nëntor 2026

Atletika në zi, Benjamin Kiplagat vritet në Kenia

Atleti nga Uganda Benjamin Kiplagat është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në një makinë në periferi të qytetit Eldoret, qytet në Kenia ku ndodhet qëndra stërvitore më e madhe në Afrikë, që konsiderohet si kryeqyteti botëror i maratonomakëve. Sipas “Uganda Daily Monitor”, atleti ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me thikë.

Kiplagat kishte përfaqësuar Ugandën në garën e 3000 metrave me pengesa në Olimpiada dhe në Botërorë. Ai kishte arritur të kualifikohej deri në gjysmëfinale në garën e 3000 metrave me pengesa në Olimpiadën e Londrës, ndërsa kishte përfaqësuar vendin e tij edhe në Rio 2016.

“Bota e atletikës është e shokuar dhe e tronditur nga vdekja e Benjamin Kiplagat. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, shokët dhe të gjithë atletët”, shkruhet në një postim në rrjetet sociale të federatës botërore të atletikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›