E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletikë/ Më 3 korrik fillon kampionati i 68-të Kombëtar

Më datën 3 korrik në Tiranë do të startojë kampionati kombëtar i atletikës për të rritur, garat e të cilit do të përfundojnë më 4 korrik. Kampionati i 68-të do të zhvilohet në pistën me tartan të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" dhe në të do të marrin pjesë atletët më të mirë nga të gjitha ekipet e vendit: Tirana, Skënderbeu, Vllaznia, Studenti, Dinamo, Flamurtari, Besëlidhja dhe Mjeshtëria Sportive Durrës. Garat do të jenë ato të 100 m, 400 m, 1500 m, 3000 m për meshkuj dhe femra. Disiplinat e tjera janë ato të hedhjes së cekicit, kërcimit së larti, kërcimit me shkop, hedhjes së shtizës dhe të diskut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›