Skënderbeu/ Pas mospranimit Canaj e Ferkos, rradha e Kaçit
Skënderbeu, ish-kampionia e sezonit 2004-2005 në Kategorinë e Parë, e rikthyer sërish atje pas vetëm një sezoni në Superligë, është në kërkim të trajnerit të ri të skuadrës. Pas largimit të trajnerit të fundit të formacionit korcar, Agim Canaj dhe opsionit të mundshëm të Alfred Ferkos (teknikut të Teutës, që largoi në plejof Skënderbeun), emri më i ri është ai i ish-portierit të Kombëtares shqiptare, Jani Kacit. Korcari 54-vjecar e ka drejtuar ekipin e Skënderbeut kur skuadra e "ujqërve të dëborës" merrte pjesë në Kategorinë e Dytë.