E Enjte, 5 Nëntor 2026

Atletikë/Izmir Smajlaj, i katërti në Ballkaniadë

Kampionati Ballkanik i të rriturve në Atletikë nuk është se ka dhënë një rezultat të pritshëm për Izmir Smajlajn në kërcim së gjati, apo për Franko Burrajn në 400 metra. Smajlaj, i cili është dhe pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, është renditur i katërti me rezultatin 7.89 metra. Në gjashtë kërcime ai ka patur këto rezultate: 7.81 metra, 7.68 metra, 7.44 metra, 7.89 metra, të cilin e ka përsëritur dhe kërcimin e gjashtë, si dhe 7.85 metra dhe 7.69 metra.

Pra jo e pritshme, ndërsa po vetë ka deklaruar se kërkonte kapjen e normës olimpike, që është 8.22 metra, në këto dy-tre aktivitete të fundit ndërkombëtare. Sakaq Franko Burraj, prej të cilit pritej medalje, në 400 metra, edhe pse e ka nisur garën, nuk e ka përfunduar atë. Kjo dhe për shkak të dëmtimit.

E i fundit që ka konkurruar për Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik në Serbi ishte Azgan Zeka, i cili në hedhje gjyle, me 13.66 metra, është renditur i dymbëdhjeti. Kështu Ballkaniada e të rriturve nuk ka dhënë rezultatet e pritshme për shqiptarët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›