E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletiko: Aguero dhe Forlan janë të pashitshëm

Madrid - Atletiko e Madridit nuk ka ndërmend të lëshojë dy futbollistët e saj më të mirë, Serxhio Aguero dhe Diego Forlan. Këtë fakt e bën të ditur vetë presidenti i klubit, Enrikue Cerezo, i cili ka dëshiron të ruajë bërthamën e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Ky është një mesazh i qartë për të gjitha klubet evropiane, të cilat janë të interesuara për të marrë shërbimet e futbollistëve madrilenë.

“Laporta & Co e dinë shumë mirë se Aguero dhe Forlan janë të pashitshëm. Nuk shqetësohemi aspak nëse na vijnë oferta në drejtim të tyre”, deklaron Cerezo.

Atletiko renditet e katërta në kampionatin spanjoll, vetëm një javë para përfundimit të kampionatit, dhe pjesëmarrja e saj në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm është thuajse e sigurte.

Në ndeshjen e kësaj fundjave madrilenët do të presin Almerian, ku i mjafton vetëm një barazim për të zënë vendin e katërt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›