E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hernan Krespo kalon tek skuadra e Xhenoas

Xhenova - Hernan Krespo do të jetë futbollist i skuadrës së Xhenoas për sezonin e ardhshëm. Mediat italiane deklarojnë se sulmuesi argjentinas ka nënshkruar sot një marrëveshje me klubin xhenovez.

Lajmin e konfirmon edhe presidenti i skuadrës, i cili deklaron: “ Krespo tani është futbollist i skuadrës së Xhenoas”

Largimi i Krespos nga kampionët e Interit ishte thuajse i sigurte. Para disa ditësh u përfol se argjentinasi do të rikthehej tek skuadra e Lacios, me të cilën ka luajtur edhe në të shkuarën e tij. Sezonin e ardhshëm Xhenoa do të jetë e angazhuar në Ligën e Evropës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›