Gjigantët e Partizanit bien nga Super Liga shqiptare
Durrës - Gjigantët e Partizanit i lajnë një herë e mirë duart me Super Ligën shqiptare duke iu bashkangjitur Elbasanit dhe Lushnjes në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro u mund nga krutanët e Kastriotit me rezultatin e ngushte 0-1 në ndeshjen e “play out”.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Prela në minutën e 44-t të pjesës së parë. Ndeshja u shoqërua me tension të madh, deri aty sa presidenti i kryeqytetasve, Albert Xhani, zbriti në fushë dhe goditi me grushte anësorin Arjan Mali, i cili anuloi një gol për pozicion jashtë loje.
Kështu, si për ironi të fatit, Partizani dhe Elbasani janë dy nga gjigantët e futbollit shqiptar që bien sërish së bashku në kategorinë inferiore, ashtu si në vitin 2000.
Ndeshja tjetër e “play out”, ajo mes Bylisit dhe Gramozit, do të luhet sot në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në orën 16:30.