Kupa e Shqiperise Laci e Bylis luajne sot finalen per titull

Laçi apo Bylis? Cila do të jetë fituesja e Kupës së Shqipërisë, pas finales që do të luhet sonte në orën 20:00?
“Qemal Stafa” mirëpret një tjetër ndeshje për trofe, këtë herë të pazakontë, mes ekipeve të dy qyteteve ndër më të vegjlit në Shqipëri dhe që nuk e kanë fituar kupën më parë.
Bylis është entuziast pasi eleminoi kampionen e vendit, Skënderbeun, duke e mundur në Ballsh me këtë predhë të Julian Gërxhos.
Një lojtar që bën gjestin e Kristiano Ronaldos duke treguar kofshën me dorë.
Skuadra drejtohet nga trajneri karizmatik, Naxhi Shensoi. Kosovari nga Turqia, një tip tepër sanguin, i ka injektuar ekipit karakterin e tij dhe është vetëm një hap larg suksesit.
Laçi është po aq pretendent sa mallakastriotët. Kurbinasit eleminuan në gjysmëfinale Kukësin e fortë dhe, po ashtu si Bylis, synojnë pjesëmarrjen e dytë në kupat e Europës.
Trajneri i qetë, madje flegmatik, Stavri Nica, është po aq i suksesshëm sa kolegu i tij Shensoi. Madje, një kupë e ka fituar që më parë, në vitin 2005 me Teutën.
Fituesi i Kupës do të marrë 5 milionë lekët e shpërblimit të FSHF-së dhe 100 mijë eurot për pjesëmarrje në Ligën e Europës.