E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletiko e Madridit ekipi i radhës që ndal Barcelonën

Madrid - Barcelona pëson një tjetër goditje në kampionatin spanjoll, këtë herë nga Atletiko e Madridit. Madrilenët arritën të fitonin 4-3 në përballjen me kryesuesit, duke rihapur plotësisht kampionatin spanjoll.

Katalanasit ishin të parët që shënuan dy herë, me Henrinë në minutën e 19-të dhe Mesin në të 31-ën. Kryeqytetasit arritën të mblidhnin forcat për të barazuar rezultatin. Diego Forlan shënon në minutën e 32-të. Dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Aguero arrin të barazojë gjithçka.

Është përsëri Tierri Henri që kalon në avantazh skuadrën e Barcelonës në minutën e 72-të, dhe 2-3. Kur dukej se gjithçka po shkonte në favor të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola, vendasit fitojnë një 11-metërsh. Diego Forlan nuk gabon, duke e çuar rezultatin 3-3. Goditja vdekjeprurëse për Barcelonën do të vinte një minutë përpara mbarimit të kohës së rregullt. Kun Aguero është ai që i jep fitoren skuadrës së tij, dhe njëkohësisht goditjen e radhës Barcelonës.

Barcelona në tre ndeshjet e fundit ka arritur të marrë vetëm një pikë. Aktualisht ky ekip ndodhet në kuotën e 60 pikëve, katër më shumë se Reali i Madridit. Atletiko ngjitet në vendin e pestë me 39 pikë. Këtë ekip e ndajnë vetëm 3 pikë nga vendi i katërt, i cili të çon në Ligën e kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›