Ngushtohet ndjeshëm diferenca në Spanjë (video)
Barcelonë - Reali i Madridit e sheh veten me vetëm 4 pikë diferencë nga Barcelona kryesuese pas përfundimit të javës së 25-të. Skuadra e Huando Ramosit ka kryer detyrën në përballjen me Espanjolin këtë javë, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0.
Autor i golit të parë ishte zëvëndeskapiteni Guti me një supergjuajtje nga një goditje dënimi në minutën e 70-të. Dy minuta më vonë është vetë kapiteni Raul Gonzales që lëshon dherasi një gjuajtje, e cila përfundon për të dytën herë në portën e Espanjolit.
Me këtë rezultat Reali i Madridit ngjitet në kuotën e 56 pikëve, 4 më pak se Barcelona, e cila u mund nga Atletiko e Madridit me rezultatin 4-3. Kujtojmë që diferenca mes këtyre ekipeve para tre javësh ishte 12 pikë.
Kampionati spanjoll pas zhvillimit te javës së 25-të mund të quhet me plot gojën i hapur në frontin e luftës për titull. Kujtojmë që deri në përfundim të tij duhen edhe 13 javë.