Atmosfera e festave të fundvitit, ndizet dritat në të gjitha qytetet e vendit

Dritat shumëngjyrëshe, fishekzajrret dhe muzika ua shtuan gëzimin fëmijëve të Fierit që së bashku me kreun e bashkisë ndezën dritat e bredhit, simbolit të festave:
Prej vitesh mbrëmjen e 6 dhjetorit dritat e festave ndizen edhe në qytetin e Lushnjes (efekte)
Bashkia e Pogradecit mbrëmë ka ndezur dekorin e festave të fundvitit, dekor i cili vjen krejt ndryshe nga vitet e tjera. Qindra banorë janë bërë pjesë e ceremonisë së ndezjes së dritave të dekorit, që shënon edhe çeljen zyrtarisht të sezoni turistik dimëror.
Zbukurimet për festat e fundvitit kësaj here nuk janë fokusuar vetëm në qendër të qytetit por edhe në pedonalen dhe rrugët e tjera të Pogradecit.
Qindra banorë janë bërë pjesë e ceremonisë së ndezjes së dekorit festiv dke shijuar atmosferën festive.
Dekori i këtij fundviti është fokusuar kryesisht në pedonalen e qytetit të Bilishtit ndërsa ky fundvit, do të shoqërohet edhe me një sërë aktivitetesh festive për t’i dhënë më tepër gjallëri festive.
/rtsh/