E Martë, 3 Nëntor 2026

Vajza në karrige invalidi-24 vjeçarja: Na shohin me keqardhje, të mos paragjykohemi

Pamundësia fizike nuk ka qenë aspak pengesë për ëndrrat e Stela Brakajt. Këtë 24- vjeçare nga Vlora, me forcë dhe kurajo të madhe, karrigia për invalidë nuk e ka “kryqëzuar” aspak.

Stela ka mbaruar studimet e larta për shkenca kompjuterike, ndërsa muzika buron nga shpirti i saj.

Një pasion i kultivuar që fëmijë me provat para pasqyrës dhe që sot e shpalos talentin në aktivitetet kulturore ku ftohet, edhe pse sikundër pohon janë të pakta. Ajo kërkon të pranohet nga shoqëria pa paragjykime.

“Njeriu është i bukur përbrenda. Nevoja ime, të pranohem në shoqëri, pasi për fat të keq na shohin me keqardhje, apo nuk na përfshijnë në aktivitete. Kemi një forcë brenda vetes”, shprehet 24-vjeçarja.

Mamaja e saj Violeta, shoqëron ngado Stelën. Ajo flet për sakrifcat dhe dëshirat e një nëne që do më të mirën për fëmijën e saj, ta shohë të lumtur dhe të fortë.

Nënë dhe bijë ishin të ftuara në Lushnje në aktivitetin e organizuar në ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›