Atmosferë e pazakonshme

Zhurma e vazhdueshme e vuvuzelave është duke e shkatërruar atmosferën në Kampionatin botëror 2010. Në stadiumet e Afrikës së Jugut nuk dëgjohen britmat ‘Oooohhhh” nga tifozët, kur pas goditjes së ndonjë futbollisti topi kalon shumë pranë portës.
Po ashtu nuk mund të dëgjoni duartrokitje, kur portieri bën një pritje akrobatike apo këngë në përkrahje të ekipit ose kundër kundërshtarit. Krejt çka mund të dëgjoni është zhurma ‘hummmmmmmmmmmm’ nga trumbetat jugafrikane. Ato janë duke krijuar një atmosferë të pazakonshme në një kampionat botëror.
Botërori është garë festive e 32 shteteve pjesëmarrëse. Organizimi i garës sjell përgjegjësi. Së paku, Afrika e Jugut duhet të sigurohet që miliona tifozë që vijnë në tokën e saj të mos kthehen në shtëpi me migrenë.
Nuk është për t’u habitur nëse teleshikuesit e shijojnë më së miri këtë kampionat botëror duke e ndalur volumin e televizionit. “Pa dashur të ofendoj vuvuzelat, por duhet qenë i sinqertë, ato janë të tepërta”, kishte shkruar në ueb faqen e tij të rrjetit social, Twitter, shtatë herë kampioni i Tour de France, Lance Amstrong.
Ai nuk është i vetmi. Përcjellja e ndeshjeve duhet të jetë festë për sy dhe vesh. Këto dy ndjenja funksionojnë shumë mirë së bashku. Kjo është normale në çdo vend tjetër, por është e pamundur në Afrikën e Jugut.
Nganjëherë, është interesant të dëgjohen edhe thirrjet e trajnerit dhe urdhrat e tij nga bankina apo futbollistët që kërkojnë topin nga bashkëlojtari. Në ndeshjen mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në disa momente u dëgjuan këngët “God Save the Queen” the “SHBA, SHBA” mirëpo vuvuzelat e fituan betejën.
Tifozët e rëndomtë mundohen të jenë kreativë me këngët e tyre, por e njëjta nuk mund të thuhet për vuvuzelat. Pavarësisht intensitetit, zhurma është e njëjtë, po aq e mërzitshme.