E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozët, 40 ditë me makinë drejt Afrikës së Jugut

Tre tifoze portugeze kane udhetuar per 40 dite me makine dhe anije nga Portugalia deri ne Afriken e Jugut per te ndjekur kombetaren e tyre ne finalet e Boterorit 2010. Carlos Brum, Jorge Franco dhe Joaquim Batista mberriten ne Port Elizabeth me anije, pasi kaluan neper 11 vende te ndryshme.

"Kemi ardhur nga Portugalia. Ne fillim pershkuam me makine Spanjen dhe Francen pastaj me anije kaluam ne Tunizi, Libi, Egjipt, Sudan, Kenia, Tanzani Mozambik deri sa arritem ne Afriken e Jugut", ka thene Joaquim Batista. Tre tifozet perpara se te niseshin per udhetim kishin modifikuar nje makine Mercedes Benz te vitit 1980, duke e kthyer ate ne nje shtepi mbi rrota, me tre shtreter, dush, tualet, kuzhine dhe nje ambjent per te ngrene. Tifozet kane beret e ditur se shpresojne qe kjo odise t’ia vleje dhe te shohin kombetaren e Portugalise ne finalen e Kupes se Botes.

Ne ndeshjen e pare Portugalia barazoi pa gola kunder Bregut te Fildishte, nderkohe qe kombetarja e drejtuar nga Carlos Quieroz do te luaje ne gripin G me Brazilin dhe Korene e Veriut.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›