E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atmosferë optimizmi te kombëtarja jonë

Tiranë - Sonte në 20.45 do të zbresin në fushën e "Qemal Stafës" Shqipëria e Portugalia. Megjithëse në pozita diametralisht të kundërta, për tanët bëhet fjalë për një ndeshje prestigji, pasi objektiva s’na kanë mbetur, por edhe një provë për trajnerin e ri, Josip Kuzhe që debuton sonte në stolin e kombëtares. Ndërsa kampi kundërshtar përjeton maksimalisht tensionin, pasi bëhet fjale për një sfidë "jetë a vdekje".

Vetëm një fitore mund t’i japë akoma mundësi portugezëve të ëndërrojnë një kualifikim për në botëror. Shqipëria dhe Portugalia janë ndeshur katër herë më parë dhe barazimi 0-0 i tetorit të 2008 është i vetmi rezultat pozitiv për tanët.

Edhe pse kundërshtari mbart mbi vete emrin e një fuqie te futbollit evropian, atmosfera e pragndeshjes ofron për shqiptaret besim se një surprize mund të jete me se e realizueshme. Këtë e beson edhe vete tekniku kroat. Pas shtatë ditësh pune me potencialin futbollistik shqiptar, ai shprehet i kënaqur. Idete i ka te qarta dhe ua ka përcjellë ato edhe lojtareve.

"Jam perpjekur te ndertoj nje formacion me ide te qarta te lojes mbrojtese, por edhe sulmuese”, ka shpjeguar Kuzhe. “Do te thosha se kemi besim te vetja. Jemi perpjekur te ndertojme nje atmosfere te mire dhe mentalitet fituesi. Jam optimist se futbollistet do te tregojne diçka".

Megjithëse nuk zbulon emrat e titullarëve që do zbresin në fushë, kuze thekson se “rëndësi ka koncepti i lojës. Ne jemi perpjekur per te qene sa me te kujdesshem ne mbrojtje, por njekohesisht do te kerkojne te jemi te rezultativ edhe ne lojen sulmuese".

"Kjo ndeshje eshte shume e rendesishme edhe per mua, sepse eshte kontakti i pare me tifozet shqiptare. Mezi pres t‘ua fitoj besimin atyre, qe sigurisht do te vinte nepermjet rezultatit te mire."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›