“Aty ku reshjet kanë shkaktuar problematika”, Rama: Forcat e Xhenios në terren

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa foto nga terreni, ku tregon angazhimin e forcave të Batalionit të Xhenios në zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut.
Sipas Ramës, në Gjirokastër, Kurbin dhe në të gjitha zonat ku situata e reshjeve ka shkaktuar problematika, forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios janë në ndërhyrje të vazhdueshme.
“Gjirokastër, Kurbin dhe kudo ku situata e reshjeve ka shkaktuar problematika, forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios po ndërhyjnë për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara, si dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve“, shkruan Rama në postimin e tij.