E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet në ekranin e Fax News emisioni “Alo Policia-129″, ja për çfarë do të diskutohet mbrëmjen e sotme

Rikthehet në ekranin e Fax News, emisioni “Alo Policia-129”, nga Fatjon Softa.

Kjo do të jetë puntata e parë për vitin 2026 dhe fokusi do të shkojë tek dy ngjarje të aktualitetit vendas dhe botëror, situata me përmbytjet në vend dhe ajo çfarë po ndodh në botë pas ndërhyrjes së SHBA në Venezuelë.

Të ftuar në emision janë: Genc Burimi, Juxhina Sotiri Gjoni, Dedë Prenga dhe Agron Haxhimali!

“Pjesa e parë e emisionit – Siguria Globale dhe Gjeopolitika: Ndërhyrja në Venezuelë, Groenlanda dhe rreziqet e përplasjes SHBA- Bashkimi Europian, rreziqet e ndërhyrjes në Taiwan dhe si ndryshon arkitektura e sigurisë globale.

Pjesa e dytë e emisionit – Përmbytjet dhe Siguria Civile! Fatkeqësi natyrore apo keqmenaxhim?”, shkruan në Facebook drejtuesi i emisionit.

“Alo Policia-129” nis në ora 20:00, ndërsa mund të ndiqet edhe LIVE në dy profilet zyrtare të Fax News dhe Fax Web në Facebook.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›