Audiopërgjimet e Ahmetajt, debat për përfshirjen në kalendarin e Komisionit “Xhafa”

Mbledhja e parë e Komisionit të Mbikëqyrjes Parlamentare u shoqërua me debate mes opozitës dhe mazhorancës për çështjet që duhet të përfshihen në axhendë.
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, kërkoi që në krye të punës të vendoset raportimi i institucioneve të drejtësisë dhe agjencive ligjzbatuese për audiopërgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Opozita kërkoi gjithashtu verifikimin e marrëveshjeve me kompaninë Kajo dhe një seancë dëgjimore me ministrin Ermal Nufi për audiopërgjimet.
Por mazhoranca, përmes kryetarit të komisionit, Fatmir Xhafaj, kundërshtoi përfshirjen e drejtpërdrejtë të kësaj çështjeje në axhendë, duke argumentuar se audiopërgjimet dhe pretendimet e bëra publike nuk janë konfirmuar zyrtarisht
Në përfundim, Komisioni miratoi kalendarin e punës, pa përfshirë në axhendë prioritetet e kërkuara nga opozita.
/rtsh.al/