E Diel, 1 Nëntor 2026

Audiopërgjimi i Ron Yeffet në SYRI TV: Propozimi për hapjen e një fabrike armësh në Afrikë

Të tjera detaje nga audiopërgjimi i Ron Yeffet janë publikuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV. Në bisedën me persona rusë dhe ukrainas, izraeliti Ron Yeffet propozon hapjen e një fabrike armësh në Afrikë dhe kërkon që ata të angazhohen në drejtimin e aktivitetit.

Sipas audiopërgjimit të publikuar, Yeffet shprehet se nuk ka kohë të merret vetë me drejtimin e biznesit, por është i gatshëm të vërë në dispozicion kontaktet dhe lidhjet e tij.

Audiopërgjimi i ri në SYRI TV:

Ron Yeffet: Ne mundemi, mund t’i blejmë dhe ti shesim këto, por paralelisht me këto mendoj se do të ishte shumë e mençur që të hapnim një fabrikë atje.

Ron Yeffet: Dhe mund të kemi dikë që ti drejtojë këto biznese sepse …

Sponsorizuar

Tatiana: Pra, meqenëse ata nuk kanë punuar kurrë në Afrikë, si mendoni të veproni në këto raste referuara në dimensionin e shitjes me pakicë në Sudan, për të parë se si funksionon, si është dhe pas kësaj, për shkak se paketimi është i vështirë të bëhet.

Ron Yeffet: Më duhet ndihma e tyre në drejtimin e këtyre bizneseve sepse, ti më kupton …

Tatiana: Po, sigurisht, por për këtë më duhet një leje (konfirmim), e di, mendoj se për të punuar duhet një leje, konfirmim.

Ron Yeffet: Pra, udhëto me mua atje, eja me mua. Unë sa u ktheva nga atje, Arjeta dhe njerëz të tjerë po punojnë me mua atje. Udhëto me mua për të parë, për të parë, ti duhet të më kuptosh që të jem … Do të jap të gjitha marrëdhëniet, lidhjet dhe gjithçka, dhe ti do ta ndjekësh nga ai moment. Nuk kam kohë ta ndjek dhe të bëj …a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›