Vilson Bala në SPAK, ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit dhe drejtor i Korçës

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar fletëthirrje Vilson Balës, ish-drejtuesit të Policisë së Durrësit dhe aktualisht drejtor i Policisë së Korçës.
Bala është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e Ergys Agasit dhe çështjen AKSHI-SHISH.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i Policisë është thirrur për t’u paraqitur në orën 10:00 në ambientet e SPAK-ut, ku pritet të merret në pyetje lidhur me dyshimet për lidhje me Agasin dhe zhvillimet e hetimit.a.b