E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK verifikon pasuri të Ballukut jashtë vendit, shkëmbim informacioni për një pasuri në Itali

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

SPAK po verifikon dyshime për pasuri që mund të jenë fshehur jashtë vendit nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Gazetarja Klodiana Lala bëri të ditur se, në kuadër të hetimeve, është dërguar një letërporosi dhe ka pasur shkëmbim informacioni me autoritetet italiane për një pasuri në Itali.

E ftuar në emisionin “Prime News24” me Nisida Tufën, Lala sqaroi se verifikimet janë ende në proces dhe se nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi natyrën e pasurisë, për të cilën është kërkuar informacion.

“SPAK po verifikon dyshimet për disa pasuri që dyshohet se janë fshehur jashtë vendit. Ka një letërporosi dhe shkëmbim informacioni në lidhje me një pasuri atje. Nuk dihet nëse është vilë apo jo”, deklaroi gazetarja.

Ajo theksoi se autoritetet po vijojnë verifikimet, ndërsa shtoi se konfirmimi i ekzistencës së një pasurie në Itali do ta rëndonte më tej situatën për Ballukun.

“Nëse rezulton se ka një pasuri edhe në Itali, situata bëhet më serioze për Ballukun”, u shpreh Lala.

Hetimet e SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministres vijojnë, ndërsa sipas deklarimeve të gazetares, një nga drejtimet e verifikimit lidhet edhe me pasuritë dhe transaksionet e mundshme jashtë Shqipërisë.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›