E Diel, 1 Nëntor 2026

Auditi nga ndërkombëtarët, ekspertët të ndarë për propozimin

Auditi kryesor i financave të shtetit shqipar do jetë Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ish ministri i financave Anastas Angjeli dhe deputeti i zgjedhur i PS-së në një intervistë për Ora News thotë se qeveria e re nuk mund të marrë drejtimin e shtetit pa një inventar të gjendjes ekonomike dhe financiare, dhe aktor kryesor në proces do jetë FMN-ja.

Por eksperti i ekonomisë Zef Preçi, edhe pse bie dakord me vendimin për auditimin e shtetit, thotë se në përmbushje të këtij prioriteti nuk mund të injorohen intiticionet shqiptare.

Ish- ministri i financave dhe eksperti i ekonomisë, janë në një mendje kur thonë se rritja e pagave dhe pensioneve nga qeveria në ikje, sjell vetëm një efekt, rritjen e gropës financiare në buxhetin e shtetit.

Dy ditë më parë, nga Asambleja Kombëtare, kryeministri i ardhshëm Edi Rama premtoi auditimin ndërkombëtar të ekonomisë së vendit, sipas modelit sllovak të dhënat e të cilit, sipas tij mund të rezultojnë tronditëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›