E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Do të preferoja që Neymari të shkonte te Reali

Legjenda braziliane, Ronaldo, do të kishte preferuar që Neymari tw zgjidhte Real Madridin dhe jo Barcelonën.

21-vjeçari kaloi në Camp Nou në qershor pasi Blaugranët fituan betejën me Los Blancos për nënshkrimin e tij.

Do të dëshiroja që ai të nënshkruante për Madridin, por nuk më takon mua të flas. Por, Barcelona është një skuadër e shkëlqyer dhe e dimë se ai do të ketë sukses në Evropë. Për ne brazilianët, ai tashmë është një legjendë, ka deklaruar ish-futbollisti i Barcës dhe Realit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›