E Diel, 1 Nëntor 2026

Augsburgu i Kapllanit humb 3-11860 Munchen fitoi 2-0 me Tus Koblenzin e vëllzerve Shefki e Njazi Kuqi. Fortuna Duseldorf fitoi 3-0 me Padebornin e Enis Alushit

Augsburgu i Edmond Kapllanit humbi 3-1 në transfertë me Energi Kotbusin (ish-skuadra e Ervin Skelës) në javën e parë të Bundesligës 2. Sulmuesi shqiptar e nisi takimin si titullar, por u zëvendësua në minutën e 62-nga Traore. Golin e vetëm për Augsburgun e shënoi Thurk (27’). Për Energi Kotbus shënuan Radu (23’), Bitrof (45’+3) dhe Jula (63’).

1860 Munchen fitoi 2-0 me Tus Koblenzin e vëllzerve Shefki e Njazi Kuqi. Shefkiu (kapiten) luajti 90 minuta, ndërsa Njaziu u zëvendësua në minutën e 52-të nga Stieber.

Fortuna Duseldorf fitoi 3-0 me Padebornin e Enis Alushit (u zëvendësua në minutën e 76-të).

E Diele, 09 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›