E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana humbet 1-3 me KastriotinNë miqësoren e fundit, Tirana kishte barazuar 1-1 me Partizanin, ndërsa Kastrioti kishte fituar me Dajtin (1-0).

Tirana humbi 1-3 miqësoren me Kastriotin të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, teksa pjesën e parë bardheblutë e mbyllën në avantazh 1-0. Golin për formacionin e Ilija Lonçareviçit e shënoi mbrojtësi Andi Lila (40’). Në pjesën e dytë trajneri kroat bëri tetë zëvendësime. Kastrioti shpërtheu në fraksionin e dytë të ndeshjes duke realizuar tre gola: Pema (55’), Shameti (60’) dhe Grizha (72’).

Për Tiranën një figurë të mirë bëri Enco Malindi (goditi tranversën), ndërsa Ditmar Bici, në disa raste nuk tregoi siguri në lojë.

Në miqësoren e fundit, Tirana kishte barazuar 1-1 me Partizanin, ndërsa Kastrioti kishte fituar me Dajtin (1-0).

Tirana, më 16 gusht do të përballet me Flamurtarin për finalen e Superkupës së Shqipërisë.

E Diele, 09 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›