E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramaj i prish ditelindjen trajnerit kundërshtarKy ishte goli i parë sezonal i Alban Ramaj, që ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “ketrat” e Erzgebirges.

Alban Ramaj me golin e tij (90’+2) i dha një pikë të çmuar skuadrës së tij, Erzgebirge Aue, në barazimin 2-2 në transfertë me SpVgg Unterhaching, takim i vlefshëm për javën e tretë të Bundesligës 3.

23-vjeçari Ramaj, më parë ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Energi Kotbusit, përpara se të luante sezonin e kaluar me Kicker Emden (37 ndeshje, 4 gola).

Golat e takimit u shënuan të gjithë në pjesën e dytë: Tyce (58’) dhe T. Schweinsteiger (66’) për SpVgg Unterhaching, ndërsa për Erzgebirge Aue realizuan Braham (76’) dhe Ramaj (90’ + 2).

Ky ishte goli i parë sezonal i Alban Ramaj, që ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “ketrat” e Erzgebirges.

Goli i Ramajt, shkruan Kicker.de, i prishi festën e datëlindjes trajnerit austriak të SpVgg Unterhaching, Ralph Hasenhüttl.

Për Erzgebirgen luajti edhe kavajasi 33-vjeçar Skerdilajd Curri (ndeshja e tij e 170-të në Ligë, 23 gola në total).

Curri shmangu një gol të Unterhaching, kur bllokoi me gjoks përmbi vijën e portës një goditje të Hain.

E Diele, 09 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›