Aurela Gaçe bëhet nënë, vjen në jetë Grace
TIRANË- E mirënjohura e skenës shqiptare, Aurela Gaçe, ka përjetuar gjatë ditës së djeshme emocione shumë të forta. Këngëtarja potente e muzikës sonë, ka sjellë në jetë mëngjesin e së dielës, në orën 10:23 fëmijën e saj të parë, vogëlushen e ëmbël, për emrin e së cilës kishte menduar qysh herët.
Grace (Gaçe) Gjonaj, është emri i fëmijës më të ri VIP, e cila ka lumturuar dje me ardhjen e saj, jo vetëm prindërit dhe të afërmit, por edhe të gjithë fansat e panumërt të këngëtares sonë të madhe. Kuptimi i emrit të këtij engjëlli të ri mbi tokë është ‘hiri i perëndisë’. Babai i vajzës është bërë tashmë i njohur prej muajsh edhe për publikun shqiptar dhe emri i tij është Skerdi. Vetëm pak kohë më parë Aurela Gaçe ka rrëfyer në një program mbi ndjesitë e mrekullueshme që i ka dhuruar shtatzënia.
Këngëtarja ka lindur me operacion në një prej spitaleve të njohura private në kryeqytet. Nuk kanë munguar në këtë ditë të shënuar për Gaçen as urimet e kolegëve, të cilëve u bashkohet natyrisht edhe ato të stafit të “Gazeta Shqiptare”, të cilët i dëshirojnë vajzës së vogël një jetë të gjatë e të lumtur përkrah prindërve të saj.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)