E Diel, 1 Nëntor 2026

Aurela Gaçe, në vend të Mirjam Camit në "The Voice of Albania”

TIRANE - Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe do të zërë vendin e bukuroshes Mirjam Cami në jurinë e ‘The Voice of Albania’, që pritet të nisë edicionin e tij të tretë.

Lajmi është bërë i ditur nga anëtari tjetër i jurisë, Sidrit Bejleri, i cili ka postuar në rrjetin social “Facebook” një fotografi të jurisë së ‘The Voice of Albania’.

“Dhe "Voice" po fillon edicionin e tij të tretë...me Almën, Eltonin dhe Lelën.”- shkruan Bejleri në “Facebook”.

Pak ditë më parë, këngëtarja Mirjam Cami konfirmoi se nuk do të ishte më pjesë e jurisë së “The Voice”.
“Miq! Pasi me keni drejtuar shumë emaile dhe mesazhe në lidhje me spektaklin ‘The Voice of Albania’, nuk dua t'ju mbaj më gjatë në padijeni dhe ju them që unë nuk do jem pjesë e këtij edicioni të 3. Më keni mbështetur dhe shoqëruar në mënyrën më të bukur gjatë këtyre 2 viteve. Për mua ka qenë një eksperiencë profesionale dhe shpirtërore vërtetë e vlefshme, një pasuri në biografinë time dhe rrugëtimin tim artistik. Kam punuar me një staf të mrekullueshëm të cilit i uroj nga thellësia e zemrës një edicion sa më të suksesshëm dhe natyrisht me talente të cilat vetëm “The Voice” di të sjellë. Kolegët e mi do bëjnë një punë të shkëlqyer për t'ju mbajtur edhe vitin e 3 të gozhduar para ekranit :)) ”, deklaroi këngëtarja.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›