E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-drejtori i NSA-së: Gmail, më i preferuari nga terroristët

SHBA - Edhe pasi Google dhe kompanitë tjera të teknologjisë kanë paraqitur një padi kundër qeverisë së SHBA-së, për të drejtën për të zbuluar më shumë informacione se si të dhënat e tyre janë mbledhur dhe përdorur nga shërbimet sekrete, ish-drejtori i NSA-së dhe CIA-s, Majkëll Hajden deklaroi sot se Gmail i Google është burimi më i preferuar i komunikimit nga terroristët.

Gazeta “Washington Post” raporton se gjatë një fjalimi në një forum arsimi në Uashington , Hayden pretendon se “Gmail është shërbimi më i preferuar i terroristëve në mbarë botën.” Është më se e mundur që Hayden ka ngatërruar “ofruesit e internetit” me “shërbimet e internetit”. Edhe me këtë gabim të vogël të terminologjisë, Hayden ka vazhduar me deklaratën e tij, duke thënë: “Unë nuk mendoj se ju do ta shihni këtë në një reklamë të Google, por është e lirë, ajo është kudo, kështu që është e vërtetë.”

Hayden mbrojti programin e survejimit të NSA-së, PRISM, i cili është ekspozuar në fillim të vitit nga njëri prej kontraktorëve të saj, Edward Snowden. Hayden tha se fakti se SHBA-ja ishte forca kryesore prapa krijimit të internetit, ishte një prej arsyeve pse shërbimi sekret e ndjeu të nevojshme për të monitoruar përdorimin e tij.

(er.nu/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›