E Diel, 1 Nëntor 2026

Kleriket dhe Ortodoksit ne mbrojtje te kishes se Permetit Besimtaret hyjne forcerisht ne kishe

Besimtarësh ortodoksë kanë hyrë sot forcërisht në Pallatin e Kulturës së Përmetit. Ky objekt sherri tashmë mes komunitetit Ortodoks në Përmet dhe Bashkisë së qytetit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për t’ja kthyer këtë godinë Bashkisë së Përmetit. Rreth 40 besimtarë kanë hyrë forcërisht në këtë objekt duke sulmuar rojet private që ruanin godinën. Ata kanë thyer dyer e dritare dhe kanë hyrë forcërisht në godinë, ndërsa thuhet se nga sulmi ka edhe roje të plagosur.
Nderkaq gjatë meshës së të dielës në Kishën “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos tha se kjo ngjarje zgjoi makthin e kujtimeve të dhimbshme të vitit 1967 në Shqipëri, kur komunizmi donte të çrrënjoste besimin fetar, por shtoi se “askush nuk e besonte se një ngjarje e tillë do të ndodhte pikërisht sot në një vend të shenjtë”.

Ne perkrahje te Kishes se Permetit kane dale kleriket e rretheve te tjera te vendit.

Kleriket dhe Ortodoksit ne pjesen me te madhe te Jugut kane dale ne perkrahje te kishes se Permetit. Edhe klerikët e Beratit jane shprehur kunder dhunimit e Kishës së Përmetit

Me heret reagim ka patur nga Mitropolia Ortodokse e Korçës. Për mitropolinë ky është një agresion ndaj kishës së Përmetit dhe besimtarëve, ndërsa dhuna e ushtruar prishi imazhin e vendit, thuhet në një njoftim për shtyp.

Akuzave për dhunë ndaj klerikëve dhe besimtarëve i janë shtuar edhe drejtues të Mitropolisë së Gjirokastrës.

Godina e ish pallatit të kulturës që prej vitit 1997 ishte përshtatur si kishë, por të premten punonjësit e përmbarimit ekzekutuan një vendim të gjykatës që e kthen atë në pronësi të Bashkisë së Përmetit. Sipas autoriteteve fetare, godina para viteve 40 ka qenë pronë e Kishës Ortodokse.
Te dielen mesha ne permet u mbajt ne ambjent te hapur. Besimtaret ortordoks u luten me sheshin e qyteti.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›