E Diel, 1 Nëntor 2026

Roja hap zjarr ndaj dy personave qe vidhnin hekurishte

Ka shkuar për të vjedhur hekur në lavatriçen e zhavorit në Arbanë dhe është qëlluar për vdekje me një automatik nga roja 18-vjeçar.

Ky është versioni i policisë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:30 pas mesnate duke u gdhirë e diela në periferi të Tiranës.

Sipas policisë së Tiranës, u arrestua roja Kleandro Zefi, si dhe u sekuestrua arma automatike e tij, e cila rezultoi se ishte pa leje.

Në pranga ka përfunduar edhe Andi Allamani, i akuzuar si bashkëpuntor i viktimës Astrit Marku në vjedhje. Allamani është edhe dëshmitari kryesor i policisë për ngjarjen e ndodhur.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›