E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi Gillard fiton mandatin e dyte

Kryeministrja australiane Julia Gillard premtoi te marten nje administrate me te hapur pasi Partia Laburiste e saj arriti te siguroje edhe nje manat per udheheqjen e qeverise fale mbeshtetjes se te gjereve dhe deputeteve te pavarur.

Megjithate do te jene aftesite e saj ato qe do te vendosin nese qeveria e propozuar nga shumica vetem per nje vote bashke me te pavarur dhe te gjelber do te zgjas tri vjet meqe keto zgjedhje per here te pare qe nga Lufta e Dyte Boterore prodhuan nje parlament te varur.

Do te synojme arritjen e standardeve me te larta te transparences dhe reformave. Ne kete kuptim edhe i qasem formimit te qeverise theksoi Gillard pasi qe fitoi perkrahjen e dy deputeteve te fundit per formimin e qeverise laburiste.
Gillard ishte emeruar kryeministre pas pucit te qershorit ne Partine Laburiste ne perpjekje per tiu shmangur humbjes ne zgjedhje per shkak te asaj qe konsiderohej nje lidership autokrat dhe nje politike e deshtuar e pasardhesit te saj Kevin Rudd.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›