Australi gjuan kryeministren perjashtohet nga shkolla

Një student në Australi është përjashtuar për 15 ditë nga shkolla pasi ka hedhur një sanduic kundër kryeministres së vendit Julia Giliard. Kjo e fundit ndodhej për vizitë në shkollën Kuinslend. Gilard po përshëndetej dhe po bisedonte me studentët që ishin mbledhur ta takonin, kur nga radhët e fundit dikush hodhi një sanduic në drejtim të saj por që goditi një student tjetër. Kryeminsitrja Gilard ka qeshur me këtë incident duke e përshkruar si një lojë fëmijësh. Mediat vendase kanë konfirmuar se 16 vjecari Kajl Tomson është përjashtuar për 15 ditë nga shkolla për këtë ngjarje. Por djaloshi nuk e ka pranuar fajin duke thënë se po përpiqej të hiqte sanduicin nga duart e një shoku të tij që po përpiqej ta gjuante. Ndërsa pyetjes së gazetarit se pse dikush duhet ti gjuante kryeministres me një sanduic ai iu përgjigjigj se pse asnjë nuk e pëlqen atë.