Australi, kryeministri Rud kërkon falje për fëmijët e abuzuar
Kryeministri australian Kevin Rudd ka kërkuar falje për qindra fëmijë, të cilët janë keqtrajtuar nëpër strehimore të vendit. Deklarata u bë përpara afro njëmijë viktimave në Parlament në Kanberra. Sipas vlerësimeve të qeverisë australiane, mes viteve 1930 dhe 1970 në strehimore shtetërore dhe të Kishës janë rritur rreth 500 mijë fëmijë, të cilët shpesh janë keqtrajtuar apo abuzuar.