E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Berisha po i grabit pronën edhe fshatarëve

“Nuk ka më asnjë dyshim se objektivi i vetëm i mbajtjes së pushtetit me forcë dhe manipulime nga Sali Berisha, paska qenë përvetësimi dhe shitja e sa më shumë pronave, në interesin e familjes së vet biologjike, të oborrtarëve të tij ministra dhe të sekserëve që qarkullojnë paratë e tij të pista”, theksoi deputeti Taulant Balla.

Ai tha gjithashtu se “sulmi” i radhës i qeverisë është mbi pronat e fshatarëve që nuk e punojnë tokën. “Sali Berishët kanë bërë gati sëfundmi ligjin për tokën e papunuar, që vendos dhënien e tokës së papunuar me të dhjetë. Pra Sali Berisha shumë shpejt do t’i vjedhë tokën e bukës edhe fshatarëve. Pasi vodhi votat më 28 qershor”, vijoi deputeti socialist.

Në emër të partisë, Balla ka denoncuar me forcë babëzinë e Berishës që kërkon të kthehet në një feudal të shqiptarëve, ndaj u bën thirrje të gjithë njerëzve që nuk duan të jetojnë nën feudin e berishëve të jenë më 20 nëntor në protestë bashkë me ne.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›