Topi në Itali, merr pjesë në samitin e FAO-s

Presidenti Bamir Topi merr sot pjesë në Samitin Botëror të Kryetarëve të Shteteve e Qeverive mbi Ushqimin, të organizuar nga Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që zhvillon punimet në Romë të Italisë.
Në ditën e parë të Samitit, Topi do mbajë një fjalë gjatë së cilës do bëjë një panoramë të situatës në Shqipëri dhe të sfidave e angazhimit të vendit tonë në kuadër të sigurisë ushqimore. Gjithashtu Presidenti Topi do ndalet edhe në shqetësimin global mbi rritjen e nivelit të urisë në botë, ndërsa gjatë Samitit do zhvillojë takime me homologë pjesëmarrës të vendeve të tjera.