E Diel, 1 Nëntor 2026

Australi, mbytet anija me azilantë, dhjetëra viktima

Dhjetëra persona mendohet të jenë mbytur pas mbytjes së një varke me azilantë pas përplasjes me një vargmal nënujor në ishullin australian të quajtur Ishulli i Pashkëve, në Oqeanin Indian.
 

Pamje nga vendngjarja tregojnë një varkë, e cila besohet se transportonte iranianë dhe irakianë, të ndarë në pjesë.

Dëshmitarët okularë thanë se ata mundën të bënin shumë pak ngase deti ishte shume i trazuar.

Mediet lokale raportojnë për rreth 30 të zhdukur, teksa 41 persona janë shpëtuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›