Protesta kundër shkurtimeve të buxhetit në Athinë

Anëtarë të unioneve të sektorëve privatë dhe publikë, kanë protestuar jashtë parlamentit në Athinë, pasi më herët pezulluan punën për tre orë. Ndërprerja e punës për një kohë të caktuar, u thirr nga konfederata e përgjithshme e punëtorëve grekë ose (GSEE), që është edhe unioni kryesor i punëntorëve të sektorit privat në Greqi.
Kësaj proteste iu bashkua edhe ADEDY, unioni i shërbimit civil në Greqi. Kryeqyteti grek është përfshirë nga një situatë kaotike sidomos në trafik për shkak të grevës 24 orëshe në transportin publik, në kuadër të zhvillimit të grevave një javore kundër masave të ndërmara nga qeveria.
Greva e përgjithshme 24 orëshe përfshin si sindikatat greke të sektorit shtetëror dhe të atij privat dhe ishte njoftuar shumë kohë më parë nga dy sindikatat kryesore greke, Gsee e sektorit privat dhe Adedy, sindikatë e punonjësve të sektorit publik.
Greva zhvillohet kundër reduktimeve apo shkurtimeve prej 6,1 miliardë eruosh në buxhetin e vitit 2011, që është prezantuar në parlament, një masë e re kursimi e cila menjeherë ngjalli reagimet e para.
Pritet gjithashtu që në protestë të bashkohet edhe sindikata komuniste Pame.