Australi, moti i keq shkakton përmbytje

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe kanë lënë pa energji elektrike mijëra shtëpi përgajtë pjesës juglindore të shtetit të Queensland-it në australi. Shirat kanë vijuar edhe gjatë orëvë të natës, ndërkohë që kanë kaluar vetëm pak ditë pas cikonit që preku rajonin duke provokuar shkatërrime të kosniderueshme. Një grua është deklaruar e humbur pas reshjeve të dendura që kanë arritur deri në 250 milimetra në kryeqytetin e vendit, në Brisbane, por edhe në qytetet e tjera. Shirat e rrembyeshëm nuk kanë ndalur për rreth 6 orë dhe autoritetet kanë urhdëruar evakuimin e banorëve në disa zona ku mund të ketë rrëshqitje të tokës apo përmbytje masive. Në disa zona përmbytjet kanë rezultuar se kanë qenë më të këqiat që nga viti 1974, informon kryebashkiaku i qytetit të Ipsëich, duke iu referuar nivelit të ujit. Disa nga banrorët e zonave të përmbytura janë shpëtuar falë ndihmës së ekipeve të ermgjencës. Vetëm pak ditë më parë Australia u godit nga një stuhi e fortë me erëra dhe shira të rrëmbyeshëm ,të cilat provokuan vdekjen e një përsoni, shkatërrimin e shumë shtëpive, më shumë se 230 000 të pastrehë dhe biznese pa energji elektrike, duke detyruar atuoritetet të deklaronin gjendjen e emergjencës.