E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rektori Kule reagon për Fakultetin e Juridikut

Ende është në fazën e ekpertizës së specialistëve godina e Fakultetit Juridik, ku ende nuk ka filluar mësimi. Gjëndja është vërtëtë shqetësuese pasi deri tani ende nuk ka asnjë rezultat nga specialistët, të cilët do të dalin në përfundimin nëse godina ka rrezikshmëri shembjeje apo jo, ndërkohë që studentët vazhdojnë të mos frekuentojnë mësimin normal. Nëse vonon përgjigja e specialistëve atëherë do të ketë një vendim të menjëhershëm për tu siguruar një godinë e re fakulteti, që sipas rektorit Kule do të mund të jetë në zonën e qendrës së Tiranës ose në bulevardin kryesor. Mënyrat alternative të zgjidhjes së problemit, mund të jenë pas daljes së ekspertizës. Kështu nëse godina ka rrezikshmëri shembjeje, menjëherë do të ketë një zhvendosje të Fakultetit Juridik në një tjëter godinë. Kjo do të bëhet me bashkëpunim të Ministrisë së Arsimit dhe qeverinë e cila mund të japë vendimet për dhënien e godinave publike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›