E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 mije protestuese i thone jo planit 6 pikesh

Me moton “Ne mbrojtje te sovranitetit”, 30 mije qytetare kane protestuar ne Prishtine ne shenje kundershtimi ndaj planit 6 pikesh te sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun. Protestuesit mbanin pankarta dhe flamuj kombetar shqiptar duke brohoritur “jo ndarje", "sovranitet", referendum". Folesit e protestes thane se plani i kreut te OKB-se eshte i papranueshem per Kosoven, madje zbatimi i tij do te thote ndarje per Kosoven, e ndarja do te thote lufte. Alban Bokshi, njeri nga organizatoret e kesaj proteste, tha se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosoves, eshte i panegociueshem. Protesta eshte organizuar nga organizatat joqeveritare dhe eshte mbeshtetur nga disa parti politike ne Kosove. Protesta vjen nje dite pasi kreret e institucioneve te Kosoves, perfundimisht hodhen poshte planin e OKB-se dhe propozuan nje plan te ri per shtrirjen e misionit te EULEX-it ne Kosove, i cili ka per baze Kushtetuten e Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›