E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi ndihma ne zonat e permbytura

Trupat ushtarake në Australi po shpërndajnë ndihma të tjera për banorët e qyteteve të Kuinslendit, për shkak se niveli i lumenjve vazhdon të rritet.

Lumi Ficroj në Rokhempton pritet të rritet sërish gjatë ditës së sotme, duke detyruar qindra banorë që të braktisin shtëpitë e tyre.

Përmbytjet përtej Kuinslendit kanë bërë që të mbyllen rrugët, aeroportet, si dhe kanë shkatërruar industri të tëra dhe shkaktuar tre viktima.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka ofruar ndihmë Australisë, që konsiderohet si një aleat i afërt i Shteteve të Bashkuara.

“Në emër të presidentit Obama dhe të popullit amerikan, unë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetëve dhe dëmet e shkaktuara në Kuinslend, për shkak të përmbytjeve të fundit”, ka deklaruar Clinton.

“Australia është një partner i rëndësishëm dhe një mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, prandaj ne jemi gati t’i sigurojmë asistencë”, ka shtuar ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›