E Shtunë, 31 Tetor 2026

Impiantet atomike Irani fton diplomatet

Irani ka ftuar diplomatët e huaj që të vizitojnë impiantet e tij bërthamore, njoftojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Ftesa, e cila nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Teherani, vjen në prag të bisedimeve të reja me fuqitë botërore mbi programin bërthamor iranian.

Delegatë nga Rusia, Kina dhe vende të BE-së janë mes diplomatëve të ftuar, mes të cilëve mungojnë ata të Shteteve të Bashkuara.

Shumë vende të Perëndimit dyshojnë se Irani po zhvillon bombën atomike, por Teherani e mohon një gjë të tillë duke deklaruar se programi i tij është tërësisht paqësor.

Një diplomat i vjetër në Bruksel ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” se Irani ka ftuar ambasadorë të shumtë të akredituar pranë ANEB-së.

Ndërsa “Associated Press” njofton se ka parë një letër, në të cilën diplomati iranian Ali Asghar Soltanieh sugjeron datat 15 dhe 16 janar për vizitat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›