Australi permbytjet shkaktojne demtime te banesave

Në Sidnej të Australisë janë me mijëra banorë të cilët po merren me pasojat e stuhisë që ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Më shumë se 10 mijë familje janë pa energji elektrike.
Një stuhi e ashpër ka dëmtuar një numër të madh banesash në Sidnej të Australisë. Shpejtësia e erës ka arritur në 100 kilometra në orë duke shkulur nga vendi pemë dhe çatitë e banesave.
Shërbimet e urgjencës kanë marrë më shumë se 1 mijë thirrje për ndihmë, ndërkohë që energjia elektrike është ndërprerë për 10 mijë banesa.
Sipas shërbimit metereologjik stuhia është shkaktuar nga përplasja e dy fronteve të ashpra.
Me mijëra banorë janë detyruar të evakuohen. Por ka dhe nga ata që kanë mbetur të izoluar në zonat e përmbytura.
Në zonat periferike banorët janë këshilluar të largohen nga shtëpitë e tyre.