Kine 101 vjecari mbyll karrieren e vrapimit

Me mijëra vrapues kanë marrë pjesë në maratonën prej 10 kilometrash në Hong Kong. Për 101 vjecarin britaniko indian, Fauja Singh, kjo maratonë ishte dhe celebrimi për daljen në pension pas një karriere të gjatë vrapimi. Singh, i cili ka 6 fëmijë, 18 nipër dhe mbesa, dhe një numër dhe më të madh stërnipërish, ka festuar ënë praninë e 100 njerëzve të komunitetit indian. I lindur para luftës së parë botërore në 1911, Sing është maratonisti më i vjetër që mori pjesë në maratonën 8 orëshe në Toronto në 2011-ën.
Por ai nuk mund të jetë pjesë e librit gines, pasi nuk mund të gjejë certifikatën e lindjes. Në 1 prill gjithsesi ai do të festojë 102 vjetorin, dhe gara e fundit ka zgjatur një orë, 32 minuta dhe 28 sekonda.
"Ndihem shumë i lumtur, më parë vrapoja pesë kilometra për gjysmë ore por Zoti më ka thyer krenarinë. Por gjithsesi jam shumë i lumtur”, deklaroi Singh.
Dhe pse karriera e tij ka përfunduar ai nuk do të heqë dorë nga vrapimi.
"Nuk më ka humbur besimi. Kam vrapuar gjithnjë katër deri në pesë orë në ditë dhe do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë. Kjo është arsyeja pse jam ende gjallë. Nëse nuk punoj më jeta ime nuk do të ishte më një sukses dhe do të dështojë. Do të humbisja sharmin tim”, vlerësoi ai.
Rreth 34 mijë garues morën pjesë në garën prej 10 kilometrash.